User:OltGashi1912: Difference between revisions – Wikipedia

 

Line 1: Line 1:

[[File:Sejdi K. Gashi.png|thumb]]

[[File:Sejdi K. Gashi.png|thumb]]

== ”’Sejdi Kadri Gashi”’ ==

== ”’Sejdi Kadri Gashi”’

== Jeta e hershme dhe formimi ==

== Jeta e hershme dhe formimi ==

== Sejdi Kadri Gashi

Jeta e hershme dhe formimi

[edit]

Sejdi K. Gashi (lindur më 1931 në fshatin Çabiq, komuna e Klinës – vdekur më 7 shkurt 1990) ishte mësues, edukator dhe veprimtar i njohur i arsimit shqip në Kosovë. Me një karrierë mbi 40-vjeçare në fushën e arsimit, ai kontribuoi ndjeshëm në edukimin e shumë brezave në komunat e Malishevës, Rahovecit dhe Klinës.

Sejdi Gashi lindi në një familje fshatare me tradita patriotike. Qysh në fëmijëri, u frymëzua nga bisedat për padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe rëndësinë e arsimit. Në vitin 1943 vazhdoi shkollën fillore katërklasëshe në Kijevë, ku u njoh me figurat e para të arsimit patriotik shqiptar dhe e kuptoi rolin e dijes në luftën për liri dhe përparim.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në aktivitetet kundër pushtuesve dhe bashkë me të rinj të tjerë, siguruan armë që përdoreshin kundër forcave komuniste serbe. Në janar të vitit 1944, ai mori pjesë në Konferencën e Bujanit, e cila afirmoi të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Gashi përfundoi shkollimin e nevojshëm pedagogjik dhe nisi punën si mësues në Ponorc, Kullë e Cakë (Ponorci), më pas në Balincë dhe Mleqan. Nga viti 1957 deri më 1990 punoi në fshatin Ujmirë.

Në vitin 1954, për shkak të qëndrimeve të tij patriotike dhe kritikave ndaj padrejtësive ndaj shqiptarëve, ai u përjashtua përkohësisht nga arsimi. Pavarësisht kësaj, vazhdoi përpjekjet për të mbrojtur të drejtën e shqiptarëve për të mësuar në gjuhën amtare. Më vonë, me përkrahjen e intelektualëve si Zekë Rexha, rikthehet në arsim përmes Komisionit për pranim të arsimtarëve.

Në vitin 1971, ai protestoi publikisht për vdekjen e Milentije Popoviqit, duke refuzuar të merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga autoritetet komuniste – një akt që e rrezikoi pozitën e tij profesionale.

Vlerësimi dhe trashëgimia

[edit]

Sejdi Gashi mbeti i njohur për përkushtimin ndaj nxënësve, thjeshtësinë dhe ndershmërinë. Ishte shumë i dashur nga nxënësit dhe kolegët e tij. Vdiq më 7 shkurt 1990, pas një sëmundjeje të rëndë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version